BallinaAktualitetLegjislacioni i mbetjeve në Shqipëri

Legjislacioni i mbetjeve në Shqipëri

Projekti SWAN një projekt ndërrajonal ndërmjet katër shteteve, ku Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe Shoqata ILIRIA janë partner nga Shqipëria mbi ngritjen e një platforme dixhitale të menaxhimit të mbetjeve, bazohet në legjislacionin aktual në Shqipëri.

Kuadri ligjor për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve në Shqipëri

Në kuadër të obligimeve që rrjedhin nga kushtetuta si dhe nga procesi i asocimit në BE, me VKM no 175, datë 19.01.2011, Shqipëria ka aprovuar Strategjinë dhe Planin Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Strategjia ka si synim që të rregullojë sektorin e menaxhimit të mbetjeve dhe përputhjen e legjislacionit të vendit me atë Evropian dhe vecanërisht Direktivën Kuadër të Mbetjeve të BE në një hark kohor që shtrihet nga 2010 deri në 2025.

Ligji 139/2015 “Për Vet-Qeverisjen Vendore”.

Sektori i MIM ndikohet në mënyrë të vecantë nga ligjet 139/2015 “Për vet – qeverisjen vendore”, ashtu sikundër dhe ligji 119/2014 “Për ndarjen administrative dhe territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri”.

Ligji 10 431/2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.

Ligji 10 463/2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.

Ligjet 10 431/2011 “Për mbrojtjen e mjedisit dhe ligji 10 463/2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”  i amenduar, përbëjnë kuadrin rregullator kryesor për MIM në Shqipëri. Ndërsa ligji 10 431 është një ligj kuadër, ligji për MIM është ligji që rregullon sektorin në vecanti. Në përgjithësi pranohet se ligji ka transpozuar Direktivën Kuadër 2008//98 KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit (Direktiva).

Hierarkia e menaxhimit të mbetjeve.

Sipas këtij ligji (neni 6), mbetjet menaxhohen sipas hierarkisë së Direktivës nëpërmjet:

Parandalimit, Ripërdorimit, Riciklimi, Rikuperimit dhe Trajtimit përfundimtar.

Ligji  8094/1996 “Për largimin publik të mbeturinave”.

Ligji  107/2014 “Për planifikimin e zhvillimit të territorit”.

Ligji 7/2017 “Për promovimin e përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme”.

VKM nr. 945, datë 9.10.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mjedisit”.

VKM nr. 954, datë 16.10.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës”.

VKM nr. 944, datë 9.10.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit”etj.

Draft Strategjia e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, 16 Tetor 2017.

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular