BallinaKronikeEMRAT/Tragjike në Mirditë, vëlla e motër vriten në banesën e tyre

EMRAT/Tragjike në Mirditë, vëlla e motër vriten në banesën e tyre

Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Rrëshen të Mirditës. Mesohet se viktimat janë motër dhe vëlla Esmeralda Filopati, 36 vjeçe dhe Vledison Filopati, 34 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së familjes Filopati dhe dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve familjare. Ish-bashkëshorti i 36-vjeçares, Fatmir Kolecaj sipas policisë është autori i dyshuar kryesor.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit të dyfishtë dhe janë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse të Rrëshenit për kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular