Vanessa Bryant i përloti të gjithë me fjalimin prekës gjatë ceremonisë së homazheve për Kobe dhe Gianna

1
262

Homazhet publike për humbjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna janë mbajtur ditën e djeshme në “Staples Center” në Los Angeles.

20.000 bileta dolën në shitje dhe u blenë menjëherë nga fansat e kampionit të basketbollit, të cilët kanë nderuar dje Bryant dhe vajzën e tij.

Bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa theu për herë të dytë zemrat me fjalimin që mbajti në hapjen e ceremonisë, me një mesazh të ndjerë që i drejtohej bashkëshortit dhe vajzës.

“Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshit të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami.”- tha ndër të tjera Vanessa me lot në sy.

Publiku u përlot nga fjalimi i saj i gjatë dhe zemra na u nda në mijëra copa!

Në ceremoni mori pjesë edhe këngëtarja me famë botërore, Beyonce, e cila performoi disa prej baladave të saj më të ndjera.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2020/02/25/vanessa-bryant-i-perloti-te-gjithe-me-fjalimin-prekes-gjate-ceremonise-se-homazheve-per-kobe-dhe-gianna/ […]

Comments are closed.