BallinaKryesoreVrasja e grave, apeli i Orjola Pampurit: Mos lini fëmijët jetimë, mos...

Vrasja e grave, apeli i Orjola Pampurit: Mos lini fëmijët jetimë, mos u merrni nënat, aq të shtrenjta, dashurinë….

spot_img
spot_img

Nga Orjola Pampuri

Ju nuk keni nevojë thjesht për një burrë, por për një zotëri që t’ju bëj të ndjeheni zonjë.

Sa të vështirë e paskan këta burra të respektojnë gruan, bashkëshorten, nënën e fëmijëve të tyre, sic kanë respektuar vetë e kanë dashur ta respektojnë të tjerët nënën e tyre.
Nuk di c’kulturë, c’mendësi e përgjegjshmëri kanë këta njerëz, që veprojnë në këtë mënyrë.

Nëse nuk e do më gruan që sakrifikoi gjithka për ty, largohu prej saj, jeta dhe koha do të jetë përgjigjia dhe shëruesi i të dyve, nëse nuk e ke dashur kurrë, bëhu i përgjegjshëm e ndërgjegjsohu që divorci nuk është krim, nëse nuk mendon, vepron e sillet njëlloj si ti, është mëse e thjeshtë, ka një zgjidhje komunikimi ose largimi prej saj.

Në asnjë rast dëmtimi, dhuna fizike, ofendimi, apo vrasja nuk të justifikojnë ty, burri frikacak, që i frikesh pseudo krenarisë, që nuk është gjë tjetër vecse një sjellje e pështirë e cila ka formësuar personalitetin tënd falë frustrimit e komplekseve të mëdha të inferioritetit, falë ndrydhjes së fjalës, ndjenjave e lirisë në të kalurën tënde, e sapo gjete ‘objektin’ e pafajshëm, po bën katarsis.

Ti nuk je burrë, por një krijesë e pështirë, për të cilën një grua nuk ka nevojë, një baba për të cilin fëmijët duhet të turpërohen e të neveriten, një burrë që nuk i shërben një shoqërie.

Mos i prekni gratë, mos lini fëmijë jetimë, mos u merrni fëmijëve nënat, aq të shtrenjta, dashurinë e të cilave mund të na e shlyejë vec sekondi i fundit në këtë jetë.
Zonja denonconi, largohuni nga kushdo që cënon dinjitetin tuaj, përdhos mundin tuaj, dhunon trupin tuaj, ju kërcënon me jetë, sa nuk është vonë. Ju nuk keni nevojë thjesht për një burrë, por për një zotëri që t’ju bëj të ndejheni zonjë.
U prehshin në paqe shpirtrat e atyre zonjave, që mizorisht, iu privua e drejta për të jetuar, nga disa qënie pa burrëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular