BallinaAktualitetNexhmija nuk e lejoi të takonte vajzën që po vdiste, kujtimi i...

Nexhmija nuk e lejoi të takonte vajzën që po vdiste, kujtimi i Belishovës

Në rrëfimet e saj, Liri Belishova kujtonte gjithmonë momentet e fundit të së bijës, e çila u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Në studion e emisionit “Opinion”, është risjellë një intervistë e Belishovës, që kujtonte pikërisht këtë moment.

Ndërsa ndodhej e internuar në Çërrik, Liri Belishova nuk lejohej të shkonte në spital dhe të takonte vajzën e saj 23-vjeçare, e çila ndodhej në çastet e fundit të jetës. Në këto kushte, ajo vendosi t’i shkruajë Nexhmije Hoxhës, shoqes së saj të institutit, me të çilën kishte ndarë kafshatën e gojës. Por për këtë letër nuk mori përgjigje kurrë.

Belishova, kujton me lot në sy, se si i lutej ofierit të sigurimit ta lejonte të shkonte tek e bija.

“Kur vajta të shikoja vajzën para vdekjes, iu luta ofiçerit i thashë: më lini të shkoj pranë vajzës. Ai nuk pranoi. Atëherë u kujtova dhe i thashë: Kam bërë tërë luftën me Nexhmijen ajo është nënë nuk mund të mos më kuptoj. Më lini pranë vajzës që po vdes. Ai qeshi dhe më tha: o sa lart e mban, kujton se je akoma anëtare e byrosë politike”?Opinion

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular