BallinaKronikeMasakra në Mirditë/ Si e planifikoi autori vrasjen e ish-gruas dhe kunatit,...

Masakra në Mirditë/ Si e planifikoi autori vrasjen e ish-gruas dhe kunatit, i qëlloi me breshëri kur …

Policia ka zbardhur dinamikën e krimit të dyfishtë ku mbetën të vrarë vëlla e motër në Kodër Rrëshen të Mirditës.viktimat Rreshen dhe autori

Nga veprimet hetimore rezulton se Gledison dhe Esmeralda Filopati janë vrarë me breshëri automatiku dhe nga plagët e marra, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Esmeralda Filopati punonte shitëse te një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmjen e së martës, i vëllai kishte shkuar ta merrte te puna dhe teksa po ktheheshin në shtëpi janë qëlluar për vdekje.

Fatmir Kolecaj nuk ka debatuar me ish-gruan dhe kunatin, por i ka pritur në errësirë në cep të shtëpisë dhe në momentin që po futeshin në oborr i ka qëlluar me breshëri, duke i lënë të vdekur në vend. Tri vajzat që tashmë kanë mbetur jetime kanë qenë në shtëpi me gjyshërit, kur babai qëlloi për vdekje nënën e tyre dhe dajën.

Fatmir Kolecaj, foto me e fundit
Fatmir Kolecaj, foto me e fundit

Pas ngjarjes kanë dalë jashtë për të parë atë që kishte ndodhur, ndërsa familjarët i kanë dërguar te të afërmit, duke i larguar nga shtëpia, me qëllim largimin e vëmendjes së tyre nga ajo çfarë ka ndodhur.

ARRATISJA

Menjëherë pas ngjarjes, duke përfituar edhe nga errësira dhe terreni malor, autori është larguar bashkë me armën e krimit, ndërsa dyshimet janë se ai qëndron i fshehur në mal. Që prej momentit të ngjarjes, Policia vijon kontrollet në zonë për kapjen e autorit, ndërsa kërkon edhe ndihmën e qytetarëve duke vendosur 5 milionë lekë shpërblim për cilindo që jep informacion të saktë për vendndodhjen e 47-vjeçarit.

FAMILJA HAP DYERT E MORTIT

Familja Filopati në Kodër Rrëshen të Mirditës ka hapur dyert për t’ju dhënë lamtumirën e fundit motër dhe vëllait që u vranë nga 47- vjeçari Fatmir Kolecaj. Krimi i rëndë ka tronditur të afërmit e viktimave, të cilët thonë se që prej vitit 2017 kur u arrestuar nga Policia, Esmerelda Filopati nuk ka pasur kontakte me ish-bashkëshortin e saj. Të afërmit kanë bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë debat mes tyre përpara ngjarjes dhe se autori i ka qëlluar sapo i janë afruar banesës së tyre.

“Unë jam e afërme e viktimave. Jemi shumë të shokuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur. Esmeralda ka qenë e ndarë nga bashkëshorti prej 3 vitesh, pasi e dhunonte. Që prej asaj kohë, nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe qëndronte te shtëpia e prindërve të saj, së bashku me fëmijët. Para ngjarjes nuk ka pasur asnjë debat mes autorit dhe viktimave. Ai i ka qëlluar teksa po hynin në shtëpi dhe është larguar”, thotë një e afërme e viktimave. ELVIS HILA/PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular