Pasi u mbajt per disa dite top sekret zbulohet vendi ku është ngritur karantina në Shqipëri, për personat që do të diagnostikohen me sëmundjen e koronavirusit. Sot lajmin e ka dhënë vetë Edi Rama që ka mbledhur në selinë e qeverisë, komitetin e sigurisë. Duke folur nga kjo mbledhje, Rama është shprehur se janë dy vende që do të shërbejnë si karantinë.
E para është Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, që do të përdoret për personat që vijnë nga vendet ku ka rënë sëmundja dhe vendi tjetër do të jetë spitali i Sanatoriumit.
Sipas Ramës, janë disa dhoma në Sanatorium që do të përdoren si karantinë, për personat e sëmurë. Ajo qe nuk kuptohet është fakti se përse pavarësisht kërkesave të shumta ky vend duhej mbajtu gjatë sekret dhe më në fund duhej shpallur sot: Mos vallë privilegji për ta shpallur me gojën e tij i duhej dhënë Edi Ramës, apo ndoshta se kur e deklaronin ende të fshehtë se kanë pasur të gatshëm, dhe vetëm së fundi e kanë vendosur.