BallinaAktualitetFOTO/Kush është "enveristi" që Rama e puthi në ballë

FOTO/Kush është “enveristi” që Rama e puthi në ballë

Nga Kastriot Dervishi 

Në tribunën e Kongresit doli sot enveristi Ziqiri Mero, ish ushtarak i lartë i regjimit komunist, anëtari më i vjetër i partisë. Edhe udhëheqësi e puthi në ballë.
Mero njihet si agjitator i organizatës së “veteranëve” në mbrojtje të figurës së terroristit enver hoxha.
Për të mos u zgjatur shumë, kujtoj se dy vjet më parë mero u shpreh kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953, sepse i quante “kolaboracionistë”.
Kësisoj, në kongresin pa numër, një kampion enverizmi u evidentua në tribunë dhe kongresistët u çuan në këmbë me urdhër për të respektuar subjektin.
Do ishte me interes që nëse kampi në fjalë do arrijë të bëhet muze kombëtar, të kishte edhe foton e meros aty, si mbrojtës i flaktë i krimeve të diktaturës në kohët e sotme. Nuk pres ta bëjë “Harabeli” këtë se ai është në anën e meros.
Marre nga 55news.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular