Kryeministri Rama premtoi gjatë fjalës së tij në Kongres, që do të rrisë nga 1 janari 2021, pagën minimale në 300 mijë lekë.
Por ky premtim rezulton i kopjuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili gjatë tureve të tij të takimeve me qytetarët në rrethe të ndyshme të vendit, është shprehur vazhdimisht se brenda 6 mujorit të parë të mandatit qeverisës do të rrisë pagën minimale në 300 euro.
“Vendimi për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës, masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 ditëve të parave të qëverisjes në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë”- deklaroi Basha në mbledhjen e Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Sigurisht që premtimi i sotëm i Ramës është një tentativë e fundit e dëshpëruar për të joshur shtresat e ulëta të shoqërisë në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një kohë kur ekonomia e vendit është në ditët e saj më të errëta dhe individi po shtypet nga represioni vazhdueshëm qeveritar që e ka nga ngarkuar me taksa dhe keqqeverisje duke e varfëruar edhe më tej.
Ja çfarë premtonte Basha më 18 Shtator 2019:
© SYRI.net