BallinaAktualitetReagon British Airways: Nuk do ndërpresim fluturimet me Shqipërinë

Reagon British Airways: Nuk do ndërpresim fluturimet me Shqipërinë

Kompania ajrore britanike British Airways ka mohuar të ketë anuluar disa fluturime nga Anglia drejt Shqipërisë. Media italiane Sky raportonte se mes vendeve të cilat kanë anuluar fluturime ishte dhe Shqipëria, ekzaktësisht nga aeroporti jugor Gatwick por kompania ajrore britanike e mohon diçka të tillë.

Kjo kompani ka marrë masa në disa vende sidomos në udhëtimet nga Britania drejt Italisë, Gjermanisë apo Francës të cilat janë vendet më të prekura nga koronavirusi.

Po ashtu dhe Tirana International Airport tregon në faqen zyrtare se fluturimet drejt Gatiwick dhe anasjelltas drejt Shqipërisë janë të disponueshme këto ditë sipas orareve të paracaktuara.

foto galeri

Fluturimet e British Airways janë anuluar vetëm drejt Italisë, epiqendrës së koronavirusit me 52 viktima dhe 2 mijë e 36 të prekur. Për shkak të fqinjësisë apo dhe numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali Shqipëria është e kërcënuar nga transmetimi i koronavirusit brenda territorit edhe pse deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular