BallinaBotaVideo/ Rojet greke qëllojnë me armë emigrantët në det, reagon Erdogan

Video/ Rojet greke qëllojnë me armë emigrantët në det, reagon Erdogan

Një video publikuar në mediat ndërkombëtare tregojnë se si rojet bregdetare greke qëllojnë me armë të kalibrit të madh ndaj një gomone me emigrantë.

Videoja raportohet të jetë shpërndarë nga autoritetet turke, të cilat tregojnë se gomonia me emigrantë ishte nisur nga brigjet e Bodrumit dhe po pengohej nga rojet greke që të mbërrinte në brigjet vendase.

Ndërkohë, Presidenti turk Erdogan, duke akuzuar rojet kufitare për vrasjen e dy emigrantëve dhe plagosjen e një tjetri, por pa specifikuar nëse ishte pikërisht rasti në fjalë.

Ditët e fundit Greqia është përballur me një fluks të madh emigrantësh nga Siria pasi autoritetet turke vendosën të mos i ndalonin më në territorin e tyre.

Autoritetet greke gjithashtu akuzojnë ato turke se e kanë inskenuar situatën me emigrantët, ndërkohë që raportohet se në pikat kufitarë kanë mbërritur mbi 100 emigrantë sirianë. / Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular