BallinaAktualitet"Dëgjova mbrëmë Ilir Metën", Rama nuk e lë banoren të komentojë: Mos...

“Dëgjova mbrëmë Ilir Metën”, Rama nuk e lë banoren të komentojë: Mos na sill ters!

Diskutimit për tubimin e një dite më parë të Presidentit shefi i qeverisë nuk i shpëtoi dot as në Thumanë.

Teksa një banore tentoi të komentonte mbi manifestimin, Rama nxitoi ta mbyllte diskutimin duke u shprehur: Mos na sill ters!

Banorja: Dëgjova mbrëmë atë Ilir Metën atje…

Rama: Leje mos na hap muhabete të lutem. Mos na sill ters në Thumanë. Sille mikrofonin mos na sill ters, iku tersi. Oh zot nuk rri dot. Kot se keni çuar në Parlament këtë. Leja tersin Presidencën. 

Për gati 2 orë mijëra qytetarë mbushën të hënën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një tubim paqësor të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Mes brohorimave të mijëra mbështetësve Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka reagim nga maxhoranca për dekretin që firmosi sot atëherë më 15 mars dekreton shpërndarjen e parlamentit në mes të Kuvendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular