BallinaAktualitetRokada e papritur/ Një tjetër Sako merr në dorë bashkinë e Durrësit

Rokada e papritur/ Një tjetër Sako merr në dorë bashkinë e Durrësit

Zhyljen Varfaj që kishte marrë në dorë drejtimin e bashkisë së Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos është larguar përkohësisht nga posti që mbante prej më shumë se 3 muajsh. Zyrtarisht thuhet se shkak i këtij largimi është gjendja shëndetësore e Varfajt. Mësohet se ai do të largohet në Gjermani për disa kohë pasi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Por drejtuesit e qytetit bregdetar kanë gjetur menjëherë zëvendësuesen e tij, për të mos e lënë shumë gjatë Durrësin pa kryetar në një kohë kur sfidat që ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit janë të mëdha.

Drejtimin e punëve në bashkinë e Durrësit do ta marrë Emirjana Sako, Drejtoresha e Shërbimeve në këtë Bashki. Asjo do të marrë postin e kryetarit, derisa të kthehet Zhyljen Varfaj. Sako është emëruar pak ditë më parë nënkryetare që të përmbushte dhe këtë kriter për të marrë postin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular