BallinaKryesoreManifestimi i Metës/Manjani: Nuk zgjidhet kriza me një dekret, ja ç’duhet bërë

Manifestimi i Metës/Manjani: Nuk zgjidhet kriza me një dekret, ja ç’duhet bërë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me manifestimin e mbajtur dje nga Presidenti Ilir Meta, i cili paralajmëroi se pas 15 marsit do të shpërndajë Parlamentin nëse nuk ka reflektim ndaj atij që e quan “grusht shteti”.

Manjani shprehet se tubimi i djeshëm s’mund të mbarojë me një dekret që cilin nuk e zbaton as fletorja zyrtare, por kërkohet mendim i pjekur.

“Që politika të fillojë të funksionojë, duhet si fillim dialogu, në vijim rivendosja e pluralizmit politik në përfaqësim, pra duhen lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme. Pa parlament pluralist nuk ka as institucione të besueshme e as garanci që sundon Kushtetuta”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Tubimi i djeshëm nuk mund të mbarojë me një dekret. As me një premtim për një dekret tjetër, të cilin nuk e zbaton as fletorja zyrtare.

Nuk mbaron as me fjalë, sepse fjalët nuk kanë më asnjë kuptim.

Ai tubim kërkon mendim të pjekur se si do të vendoset sundimi i Kushtetutës dhe ligjit në vend.

Tubimi tregoi se sa nevojë ulëritëse kanë njerëzit për lëvizje politike përbashkuese. Përballë është vetëm një individ që bën si cub dhe, që ua shpifi njerëzve me ato që bën e flet.

Nëse ai tubim nuk pasohet nga lëvizje politike të mirfillta, sipas një plani të mirkoordinuar dhe që bashkon politikën dhe shqiptarët, nuk kemi që në terezi.

Është e qartë, tashmë edhe analistët e qeverisë e pranojnë, që Kushtetuta është shkelur e përdhosur.

Detyra e politikës është që të rikthejë normalitetin kushtetues. Populli në rrugë nuk kthen normalitet. Maksimumi bën revolucion. Është politika që duhet ta bëjë.

Që politika të fillojë të funksionojë, duhet si fillim dialogu, në vijim rivendosja e pluralizmit politik në përfaqësim, pra duhen lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme.

Pa parlament pluralist nuk ka as institucione të besueshme e as garanci që sundon Kushtetuta.

Sigurisht, ka shuuuuumë gjëra të tjera për t’u bërë, por këto janë vetëm fillimi i zgjidhjes së problemit.

Pa dyshim është edhe opsioni që populli bën revolucion, por personalisht nuk e uroj! Askush ska pa hajër nga lëvizjet revolucionare. Maksimumi që bëjnë revolucionet është:heqin një rregjim dhe sjellin një tjetër të ngjashëm ose më të egër se ai që hiqet.

Prandaj është koha për POLITIKË, ky kryefjala është DIALOGU dhe ZGJEDHJET.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular