BallinaKryesoreMediat katalunjase: Kriza e Barcelonës ka fytyrën e Leo Messi, “Pleshti” ka...

Mediat katalunjase: Kriza e Barcelonës ka fytyrën e Leo Messi, “Pleshti” ka humbur shkëlqimin

Që Barcelona po kalon një sezon aspak pozitiv, kjo dihej. Por humbja në “El Clasico” dhe dorëzimi i kryesimit te rivalët e përjetshëm të Real Madrid ka përshtjelluar sërish atmosferën në klubin katalunjas. I përfshirë prej javësh në përplasje të brendëshme klub-lojtarë, situata nuk po përmirësohet. Përkundrazi, ecuria e skuadrës në fushë vetëm po agravon gjëndjen.

072020292 609a5a38 9911 40ba 830e F0239db6d3fe

Mediat katalunjase kanë nisur të kërkojnë shkaqet, ndërsa për momentin takohen në një pikë. Më saktë në një emër dhe ai është Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas ka humbur shkëlqimin dhe rolin e atij që bënte diferencën edhe në disa ndeshje kur ekipi nuk luante mirë. Në këtë sezon “Pleshti” është pasqyrimi i krizës së Barcelonës. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat. Ndrsyhe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, Lionel Messi, vrapon më pak, prek më pak topa dhe ajo që është më e rëndësishme shënon më pak.

979&cropy1=0&cropy2=1113

 

Në këtë paraqitje të sulmuesit argjentinas ndikon humori i keq personal pas përplasjeve me drejtuesit e klubit, por edhe loja e skuadrës, ku sipas mediave shumë pranë klubit “blaugrana”, ai ndjehet i vetëm në fushë. Kjo situatë nuk ndihmon as në planet afatgjata, pasi ditë pas dite vetë Lionel Messi po I forcon bindjen vetes se ndoshta qëndrimi te Barcelona deri në fund të karrierës, nuk është zgjedhja e duhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular