BallinaKryesoreRama: Thumanën do e bëjmë model, javën tjetër fillon gara për tenderin...

Rama: Thumanën do e bëjmë model, javën tjetër fillon gara për tenderin ndërkombëtar, pallatet më vonë se banesat private

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një nga familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Ai takoi kryefamiljarin Sokol Mesi, i cili tashmë është strehuar duke përfituar nga bonusi i qirasë. Gjatë bisedës me të, Rama tha se në fillim të muajit maj do të fillojë puna për rindërtimin.

“Do zhvillojmë takime që të tregojmë projektet, të flasim për procesin e rindërtimit. Duhet durim. Kemi bërë maksimumin për të bërë sa më shpejt shumë gjëra bashkë. Javën e ardhshme do fillojmë me garën ndërkombëtare. Kemi bërë maksimumin për të bërë shumë gjëra bashkë. Nga fillimi i majit do jemi në kantier. Ndeshje të tilla nuk i kam problem. Po çfarë t`u bëj ndeshjeve që nuk kanë rregulla dhe arbitra. Kjo është kollaj. Vitin e ri do ta bëjmë te shtëpia e re”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular