BallinaKryesoreArta Dade: Rama “mbyti” demokracinë në PS. Në Kongres erdhën njerëz me...

Arta Dade: Rama “mbyti” demokracinë në PS. Në Kongres erdhën njerëz me lista

Arta Dade, një nga figurat kyçe të Partisë Socialiste në fillim të viteve 1990-2000, bëri kritika të forta ndaj lidershipit aktual të kësaj partie, Edi Rama. Në emisionin “Arena” në RTV Ora, ajo tha se brenda PS është vrarë demokracia e brendshme, ndërsa Rama largoi nga radhët e PS në mënyrë arbitrare njerëz që kishin vlera dhe kontribute në këtë parti. Dade tha se gjithçka ndodhi pas vitit 2009.

Arta Dade: Unë Kongresin e kam ndjekur nga televizioni. Sado bëra përpjekje të mos e ndiqja, por mesaduket brenda meje vazhdon të jetë shqetësimi për këtë forcë politike që i kushtuam 27 vjet të jetës. Kam qenë e nderuar që kam qenë në krah të personaliteteve për ti dhënë një fytyrë të re partisë. Si mua ka dhe figura të tjera të Partisë Socialiste dhe sidomos pas 2009, personalitete të spikatura në fushën e tyre. Sigurisht që kjo ka qenë në mënyrë arbitrare. Sepse nëse dikush e lë karrierën sepse nuk zgjidhet dhe nuk zbaton rregullat e partisë, kjo është normale. Por kjo ka ardhur si rezultat i mbytjes së demokracisë së brendshme në parti.

Sipas saj, në Kongresin e PS, nuk u dëgjua më fjala “rilindje”, por të gjithë çirreshin për Partinë Socialiste. Dade u shpreh se në Kongres u sollën njerëzit me lista nga bashkitë.

Arta Dade: Kjo mori theks në veçanti pas ndryshimeve kushtetuese të 2008. Nëse forcat politike nëse do kishin demokracinë  e brendshme mund ti jepnin Shqipërisë një parlament të mirë. Kjo nuk bë, u dha një kartë që është keqpërdorur kryetarëve të partisë. Në rastin konkret i dha një kartë Edi Ramës. Në Kongres unë nuk dëgjova asnjë folës të artikulonte fjalën “rilindje”. Madje çirreshin për Partinë Socialiste. Nëse nuk zgjidhet kryetari i partisë, nuk zgjidhet asnjë strukturë tjetër. Takimi ishte manifestim, pasi gratë dhe rininë nuk quhet Kongres. Janë sjellë njerëzit me kuota, janë sjellë me lista na bashkitë. Veprimtaria për rininë ishte manifestim. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular