BallinaAktualitetDyshonte kishte koronavirus, burri e mbyll gruan në banjë për të bërë...

Dyshonte kishte koronavirus, burri e mbyll gruan në banjë për të bërë karantinën

Psikoza e koronavirusit nuk ka goditur vetëm Shqipërinë, por nga Lituania ka pasur edhe më keq. Në vendin baltik, një person ka mbyllur gruan e tij në banjë nga frika se ajo ishte infektuar pasi kishte takuar një kinez që ishte kthyer nga Italia.

Ajo arriti të telefonojë policinë që mbërriti në shtëpi. Burri tha duke u justifikuar se “e kishte futur gruan në karantinë pasi ishte konsultuar në telefon me mjekët”. Gjithsesi çështja u mbyll në paqe pasi gruaja nuk ngriti akuzë ndaj burrit i cili nuk u arrestua. Për të hequr çdo dyshim të tij, gruaja iu nënshtrua analizave dhe rezultoi negative.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular