BallinaAktualitetHelmimi në Fier/Deklarata shokuese e nxënësit: Na thanë që ishte një stërvitje

Helmimi në Fier/Deklarata shokuese e nxënësit: Na thanë që ishte një stërvitje

spot_img
spot_img

Ndërsa janë të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, vijnë edhe deklaratat e para nga vetë nxënësit.

Njëri prej tyre tregoi për News 24 se në shkollë ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme” – u shpreh nxënësi.

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit.

Vetëm një javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular