Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhene sot detaje nga gjendja shendetesore e gjimnazisteve qe perfunduan ne spital, me shenja helmimi.
Permes nje deklarate per mediat, ministria ben me dije se po ndjek me vëmendje situatën shëndetësore në Fier, ku një grup nxënësit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit.
Sipas MSH, Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë.
“Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje në gjimnazin “Janaq Kilica”, në qytetin e Fierit ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme”- njofton MSH, duke shtuar se “Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor”.