BallinaKronikeEMRAT/OFL u kërkon 3 "të fortëve" të deklarojnë pasurinë. Ja akuzat..

EMRAT/OFL u kërkon 3 “të fortëve” të deklarojnë pasurinë. Ja akuzat..

Tre personazhe të njohura të botës së krimit kanë rënë në ‘rrjetën’ e Operacionit Forca e Ligjit, ku për një afat prej 48 orësh këta subjekte duhet të deklarojnë pasurinë.

Bëhet fjalë për Jani Alian, Katan Bahojan si Florenc Tresan. Mësohet se Aliaj, banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe me 4 vite për veprën “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkim të dënimeve Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të mësipërme.

Aliaj, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptarë dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës. Mbi Aliajn dhe grupin e tij kriminal rëndojnë akuzat për shumë vrasje, por më e bujshmja ishte ajo 1 Majit 2016; ekzekutimi i një tjetër eksponenti të fuqishëm të krimit Elton Çiço.

Ndërkohë, Katan Bahoja, banues në Gjirokastër, është arrestuar nga autoritetet greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Personi i tretë që po hetohet nga OFL, Florenc Tresa, i është caktuar masa ‘Arrest me burg’ nga Gjykata e Rrethit Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim. Ai akuzohet si një nga personat që kaluan kamionin me 8 ton drogë në vitin 2017 nga Porti i Durrësit, sasi që u sekuestrua nga Policia e Napolit në një mega-operacion.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular