114.9 mln euro janë kostot që duhet të paguajë buxheti i shetit për prishjen e kontaratve në mënyrë të njëanshme. Kjo kosto e cila është barrë për taksapaguesit shqiptarë është vetëm për 10 vendime të formës së prerë të Gjykatës së Arbitrazhit.
Në raportin vjetor Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se përtej detyrimeve të tjera ndaj biznesit ky borxh vjen vetëm si pasojë e mosrespektimit të investitorëve.
Në raport theksohet se peshën me të madhe të këtyre vendimeve, e ka çështja e Francesco Becchettit, për të cilën gjykata ndërkombëtar për zgjidhjen së Mosmarrëveshjeve të Investimeve ka dënuar Shqipërinë me vlerën 110 mln euro, por aktualisht ky vendim është pezulluar. Sipas KLSH-së qeveria shqiptare ka aplikuar për anulimin e këtij vendimi dhe Gjykata e ka pranuar duke pezulluar përkohësisht zbatimin e tij.
Por çështja vazhdon të jetë në proces e sipër dhe nëse gjyqi fitohet nga ky sipërmarrës buxhetit të shtetit do ti shkaktohet dëm ekonomik i konsiderueshëm. Por përtej këtyre të dhënave Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre si shqetësim faktin që për vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar Avokatura e Shtetit nuk disponon informacion të plotë lidhur me shumat e paguara nga institucionet që janë pale në gjykim, e si e tillë vlerat e ekzekutuar dhe të pa ekzekutuara nga buxheti i shtetit nuk konfirmohen nga ky institucion.
Nisur nga kjo KLSH në raport ka kërkuar ndryshim të dispozitave ligjore. Rrezik për Financat Publike konsiderohen ndër të tjera edhe kontratat koncesionare/PPP apo administrimin i marrëveshjeve hidrokarbure.
KLSH ka audituar 6 projekte koncesionare PPP, të cilat rezultuan me probleme në studimet e fizibilitetit të hartuara nga autoritetet kontraktuese dhe nga implementimi i kontratave të të cilave, në vitet në vijim pritet të materializohen në shpenzime jo me efektivitet eficencë dhe ekonomicitet./abcnews