BallinaKryesoreNegociatat, Zv Presidenti i PPE: Shqipëria të përmbushë kushtet, të mos prekë...

Negociatat, Zv Presidenti i PPE: Shqipëria të përmbushë kushtet, të mos prekë lirinë e medias

spot_img
spot_img

Zv Presidenti i i Grupit të PPE në Parlamentin Evropian,  Andrey Kovatchev, i cili ka vizituar sot Pustecin,  deklaroi se ata e mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; në veçanti, Shqipëria mjafton të përmbushë kushtet e BE-së dhe ato për lirinë e medias. “Është momenti i duhur që të bëhet një proces i tillë.

Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, unë nuk parapëlqej të ndërhyj, por mendoj se kjo nuk do dhe duhet të ndikojë tek negociatat. Mjafton që Shqipëria të përmbushë kushtet e vendosura nga BE dhe ato për lirinë e medias.

Pozicioni ynë si PPE është pro hapjes së negociatave. Ne po flasim edhe me vendet skeptike për t’i bindur se është momenti i duhur për çeljen e negociatave.

Politika e brendshme e Shqipërisë nuk është puna jonë; interesi i qytetarëve të Shqipërisë eshtë që të bëhen kompromiset mes partive politike dhe të arrihet çelja e negociatave.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular