Ministrat e Shëndetësisë të shteteve anëtare të BE-së për shkak të përhapjes së koronavirusit nuk e përshëndesin më njëri-tjetrin duke shtrënguar dorën. Ata kanë shpikur një mënyrë të re përshëndetjeje në mbledhjet zyrtare të unionit, duke “plasur” bërrylat me njëri-tjetrin.
Gjithashtu dorën e vendosin në zemër, për të treguar dashamirësinë për bashkëbiseduesin.
Në kontinentin “plakë’ frika është bërë mjaft e madhe, ndërsa sipas Daily Mail, në vëllazëri të tilla si masonët, anëtarëve u është kërkuar që të mos t’i shtrëngojnë duart.
Në mbledhjen e sotme emergjente, ministrat e Kroacisë, Francës, Qipros dhe Greqisë ‘plasën” bërrylat me njëri-tjetrin
Të tjerë vendosën duart në zemër. Në BE janë konfirmuar 160 vdekje dhe mbi 6000 të prekur, me Italinë, që është goditur më shumë nga koronavirusi.