BallinaAktualitet“Zona e kuqe”/Mbledhje urgjente në Ministrinë e Shëndetësisë për Koronavirusin

“Zona e kuqe”/Mbledhje urgjente në Ministrinë e Shëndetësisë për Koronavirusin

Është mbledhur me urgjencë mbrëmjen e së dielës mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve pranë Ministrisë të Shëndetësisë që merret me masat e parandalimit të përhapjes së mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook se po diskutohet me ekspertët për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në Itali për izolimin total të “zonave të kuqe”.

Ajo shton se çdo masë që mund të merret në vendin tonë, do të konsultohet me ekspertët ndërsa nënvizon se në vendin tonë ende nuk ka konfirmim për person të prekur nga virusi Covid 19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular