BallinaAktualitetInformacioni i fundit/Pacienti zero me koronavirus në gjendje të mirë, babai pak...

Informacioni i fundit/Pacienti zero me koronavirus në gjendje të mirë, babai pak më keq

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka thënë sot gjatë konferencës për mediat, se ata janë në gjendje shumë të mirë“Janë në gjendje shumë të mirë, unë vetë personalisht i kam vizituar vetë sot në mëngjes. Djali, ka nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri, me temperaturë maksimale 37.2, ka elementë pulmonar të përputhshëm me infeksionin e kësaj natyre. Ndërsa personi i kontaktit të ngushtë, që është infektuar kishte një oksigjenim pak më të ulët në përputhje me duhanpirjen kronike, por pa temperaturë me elementë shumë të vakët pulmonarë, janë në gjendje shumë të mirë dhe ka nisur mjekimi sapo janë hospitalizuar”- tha ai.Ai përfitoi për të dhënë një mesazh optimist, e qetesues per gjithe popullaten, te ciles i kujtou te jene te kujdesshem dhe te respektojne masat e kerkuara nga specialistet.“Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht e kjo eshtë shifër optimiste, deri tani gripi ka vrarë mbi 500 mijë vetë, ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”, tha ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular