Pas vendimit për mbylljen e përkohshme të shkollave, kopshteve dhe çerdheve, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai propozon që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël.
Postimi i Bashës në Twitter:
Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.