Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, nuk mungon përgjigja e rradhës e liderit të opozitës, Lulzim Basha.
Sërish përmes një postimi në Twitter, Basha fton kreun e mazhorancës të bëhet burrë dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.
Sipas kreut të PD, Rama ka zgjedhur ditën e gabuar për të sulmuar opozitën.
“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA Të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate,shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun,nuk është koha për të qeshur me ty”, shkruan Basha në përgjigjen e tij.