BallinaAktualitetGruaja me koronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit

Gruaja me koronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pacientes së shtruar në spitalin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 74-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë. Ajo po mbahet me frymëmarrje të drejtuar me anë të tubave. Mësohet se ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera të mushkërive. E moshuara është paraqitur 5 ditë më parë në spital dhe dyshimet janë se ajo është testuar me vonesë për koronavirus.

“Është e intubuar dhe e frymëmarrje të drejtuar. Është një rast i rëndë. Nuk kam të dhëna se sa vonë i është bërë analiza. Nëse personi ka pasur histori udhëtimi është bërë gabim që analiza nuk i është bërë më shpejt. Nëse mjekët janë ekspozuar pa mjete mbrojtëse kanë bërë gabim. Kini parasysh që mjekësia nuk është shkencë ekzakte, edhe ne bëjmë gabime. Po bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve. Unë besoj se të gjithë do dalin pozitiv por t’ja lëmë kohës,” – tha Pipero.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular