BallinaAktualitetKoronavirusi, nis dezinfektimi i gjithçkaje në Pukë, shikoni ç’po ndodh

Koronavirusi, nis dezinfektimi i gjithçkaje në Pukë, shikoni ç’po ndodh

Banorët e Pukës janë zgjuar sot të panikuar nga koronavirusi, teksa pesë anëtarë të një familjeje pukjane, që jeton në Tiranë, kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi.

Në rrugët e qytetit të Pukës sot janë parë shumë pak njerëz, ndërsa punonjësit e bashkisë kanë nisur që prej mëngjesit dezinfektimin e të gjitha rrugëve, godinave të shërbimit dhe pallateve.

Paniku është shtuar edhe më shumë te qytetarët, pas lajmeve të qarkulluar së fundi se njëri nga të prekurit me koronavirus kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore në Pukë.

Me mbylljen e shkollave dhe universiteteve, një numër i madh studentësh, por edhe qytetarësh, po kthehen nga Tirana në Pukë, pasi mendojnë se mund të jenë më të sigurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular