Një perimetër sigurie rrethon spitalin Infektiv në QSUT, i cili është kthyer në karantinën e parë të Covid 19 në Shqipëri, ku janë shtruar deri tani 6 raste të konfirmuara.
Dy rastet e para, pacienti zero, 28-vjeçari dhe babai i tij, tre anëtarët e tjerë të familjes së tyre, por edhe një 31 vjeçar tjetër nga Tirana, po mbahen pikërisht në këtë karantinë.
Raportohet se asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione, pra nuk kanë nevojë të intubohen e mbahen në reanimacion.
Spitali infektiv është zbrazur nga pacientët e tjerë dhe është bërë gati për raste të tjera të mundshme të prekur nga ky virus. Sipas news 24, vetëm në katin e tretë të këtij spitali kanë mbetur disa pacientë, për të cilët nuk është krijuar ende një mundësi sistemimi.
Brenda ambienteve të këtij spitali lejohet vetëm personeli mjekësor, të pajisur me maska e veshje të posaçme.