BallinaKryesoreGreqia mbyll të gjitha zyrat e Shërbimit të Emigrantëve dhe të huajve...

Greqia mbyll të gjitha zyrat e Shërbimit të Emigrantëve dhe të huajve në gjithë vendin deri më 10 prill

Në kuadrin e masave drastike ndaj koronavirusit, informohen emigrantët shqiptarë rezidentë në Greqi se mbyllen të gjitha zyrat e Shërbimit të Emigrantëve dhe të Huajve në të gjithë vendin, deri më 10 prill.

Ministria e Politikës së Emigracionit ka urdhëruar me qarkore të posaçme ndalesën e funksionimit të njësive të shërbimit të Emigrantëve periudhën 12 mars-10 prill.

Paralelisht, duke qenë se rinovimi apo pajisja me leje qëndrimi është e rëndësisë jetike për numrin e madh të emigrantëve në vend, ministria sqaron në qarkore me hollësi shtyrjen e kategorive të lejeve të qëndrimit si dhe datat e reja të takimeve që anulohen.

Të gjithë emigrantët apo familjarët e tyre që interesohen për informacion të mëtejshëm mund të komunikojnë me News24 ose zyrën e shtypit të komunitetit shqiptar në Greqi, në email [email protected]

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular