BallinaBotaKoronavirusi prek dhe qeverinë britanike, ministrja e Shëndetësisë rezulton pozitive

Koronavirusi prek dhe qeverinë britanike, ministrja e Shëndetësisë rezulton pozitive

Ministrja e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe, Nadine Dorries ka rezultuar e infektuar me koronavirus, raporton BBC.

Dorries tha në një deklaratë se sapo u informua, mori të gjitha masat e nevojshme dhe është izoluar në shtëpi. Ajo u shpreh se tashmë shpreson ta ketë kaluar më të keqen teksa tha se është më shumë e shqetësuar për nënën e saj 84- vjeçare.

”Faleminderit për kaq shumë urime të mira. Është goxha mbeturinë, por shpresoj se do më e keqja kaloi. Më shumë e shqetësuar jam për nënën time 84- vjeçe që po qëndron me mua dhe filloi sot me kollën. Ajo po testohet nesër. Mbani të sigurt dhe vazhdoni t’i lani ato duar, të gjithë.”- shkruan Dorries në tweeter.

foto galeri

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën gjashtë persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 382 persona nga të cilët 324 në Angli, 27 në Skoci, 16 në Irlandën e Veriut dhe 15 në Uells.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular