BallinaKryesoreKoronavirusi/Urgjent duhet ndaluar transporti urban dhe interurban

Koronavirusi/Urgjent duhet ndaluar transporti urban dhe interurban

Qe jemi nje vend qe shendetesine e kemi në nje gjendje skandaloze këtë e di cdo qyettar shqiptarë, por edhe sikur të ishte në një gjendje më të mirë, në rast të perceptimit të një situate më përpara të mëdha si në Itali dhe Kinë, në Shqipëri do të gjendeshim prag katastrofe.

Që të ndodh kjo eshtë e nevojshme ndërprerja e cdo lloj aktiviteti, lënia pushim e punonjësve të administartës dhe i duhet kërkuar një gjë e tillë edhe privatit. Kjo është një masë e rëndësishem e ndalimit të pandemisë sepse çdo mëngjes autobuzët e linjave urbane dhe interurbane janë plotë.

Mos dizinfektimit i autobuzëve, qenia më pranë se një metër e pasagjerëve me njëri-tjetrin, mungesa e cdo lloj higjene, fakti që të duhet të kalosh me dhjetra stacioni për të mbërritur në destinacionin punë do të thotë që je automatikisht i destinuar të jesh i rrezikuar dhe jo imun ndaj marrjes së infektisioni të koronaviruesit. Ky eshte rrezik pwr faktin sepse keta punonjes shkojne ne zyra ku takojne koleget si dhe ne shtepi dhe te afermit e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor u ka bërë thirrje, pasagjerëve në Fb: Evitoni lëvizjet e panevojshme!  Nuk është kjo zgjidhje, pasi për sa kohë atyre iu duhet të shkojnë në punë pasi përmes saj mbajne familjet me bukë nuk ka vend për këtë apel. Ndaj duhet që sot të pezullohet trafiku urban vecanërisht por dhe ai interurban nëse shihet e nevojshme.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular