Edhe ushtria është bërë gati për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të shkojë me pandeminë e koronavirusit.
Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, kanë konfirmuar se Forcat e Armatosura kanë ngritur nivelin e gadishmërisë dhe në çdo rast që do të kërkohet ndërhyrja, do të veprohet.
Fillimisht policia do të jetë perimetër i parë për zonat ku janë vendosur njerëzit në karantinë.
Policia vendosur postblloqe në zonat e dyshuara.
Nëse do të ketë zhvillime të reja në këto zona, do të ndërhyjë menjëherë ushtria.
Bëhet fjalë për personat që kanë pasur kontakte me personat që kanë dalë pozitiv me koronavirusin.