BallinaSportSkenarët për titullin në Serie A, Juventus kampion, ose trofeu vendoset në...

Skenarët për titullin në Serie A, Juventus kampion, ose trofeu vendoset në play-off

Pas ndërprerjes së kampionatit, Serie A përballet me probleme të mëdha, që kërkojnë zgjedhje të vështira, madje edhe radikale. Më i rëndësishmi ka të bëjë me titullin kampion. Për momentin, Liga Italiane e Futbollit shpreson që kampionati të rinisë pas 3 prillit, gjithmonë nëse situata e Coronavirus në vend përmirësohet. Nëse ndodh kështu, do të rishikohet kalendari për të gjetur të gjitha datat e lira, në mënyrë që sezoni të mbyllet normalisht.

Por drejtuesit e futbollit italian nuk duan të kapen në befasi dhe në këtë mënyrë kanë vendosur në tavolinë opsione të tjera. Nëse situata vazhdon e njëjtë dhe futbolli nuk kthehet në fushë, atëherë për titullin kampion mund të vendosë renditja aktuale. Kjo do të thotë se titulli do të mbetet në shtëpinë e Juventus. Këtë skenar nuk e do askush, pasi do të cilësohej si një “falsifikim” i kampionatit. Një tjetër mundësi janë ndeshjet e play-off. Kjo do të thotë se në bazë të renditje së tanishme, titulli kampion të zhvillohej me përballje direkte, ndërsa në të njëjtën mënyrë do të vendosej edhe se cilat skuadra do të zbresin në Serie B.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular