BallinaAktualitetAnalisti Vasjari: Jam tmerrësisht i frikësuar, na presin ditë jo të mira,...

Analisti Vasjari: Jam tmerrësisht i frikësuar, na presin ditë jo të mira, fatet tona i ka në dorë COVID-19!

spot_img
spot_img

Analisti Arjan Vasjari tha në emisionin “Real Story”, në News24, se është tmerrësisht i frikësuar nga koronavirusi, i cili ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe po përhapet me shpejtësi.

Vasjari deklaroi se shqiptarët i presin ditë jo të mira, ndërsa shtoi se kjo nuk është luftë, por më shumë se luftë. Duke u shprehur se do donte që të gjithë politikanët të ishin në karantinë, analisti shtoi se fatet e të gjithë shqiptarëve i ka në dorë VOCID-19.

“Do doja që të gjithë politikanët të ishin në karantinë, ky do të ishte fat i madh, por ky është fati im. Tashmë ne nuk jemi në demokraci, por në pandemiokraci, që do të thotë një imponim rregullash bashkëjetese. Ajo çfarë duhet thënë është që ka një distancë mes asaj që me të drejtë pretendohet në aktet normative të qeverisë, në agresivitetin e saj ndaj kësaj situate. Por, Shqipëria jashtë Tiranës, ende nuk ka kuptuar rrezikun e tmerrshëm të kësaj që po ndodh në këtë vend. Kjo lidhet me informacionin. Ajo cfarë duhet kuptuar është se në këtë periudhë liria nuk është më një e mirë individuale. Unë nuk e konceptoj dot ligjin me ‘sikur’, ai duhet të aplikohet.

Kjo nuk është luftë, por më shumë se luftë, kjo që na ka gjetur. Kur është luftë ti e njeh armikun, mund të negociosh me të. kurse tani fatin tonë e ka në dorë COVID-19. Nuk është një luftë e qeverisë, por e shoqërisë. Qeveria aq ka në dorë. Unë kam shumë frikë, kam tmerrësisht frikë, se ne na presin ditë jo të mira. Kjo nuk është panik, por për të vetëdijësuar të rinjtë. Nëse vazhdohet si këto dy ditë, do të jemi përballë situatave, që filmi ynë nuk e imagjinon dot kurrë. Duhet t’i themi politikës se jemi në situatë të tmerrshme”, tha Vasjari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular