BallinaAktualitetLINJAT dhe ORARET/Lufta ndaj koronavirusit, vendosen autobusë per stafin mjekësor

LINJAT dhe ORARET/Lufta ndaj koronavirusit, vendosen autobusë per stafin mjekësor

Personeli mjekësor që është në vijë të parë në betejën me koronavirusin, do të ketë në dispozicion autobusë të posaçëm për të lëvizur. Ooperatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës në linjat e shërbimit publik të transportit qytetës të udhëtarëve, pavarësisht parashikimit të urdhrit nr. 10762, datë 11.03.2020 “Për pezullimin e shërbimit të transportit urban në Bashkinë Tiranë në kuadër të marrjes sa masave mbrojtëse ndaj përhapjes së infeksionit Covid-19”, do të ofrojnë këtë shërbim vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor në Bashkinë e Tiranës.

“Duam të ofrojmë një alternativë për transportin e mjekëve, për t’u siguruar që shërbimi spitalor nuk vuan pasojat e asaj që ne e quajmë distancë sociale. Transporti urban është ndërprerë për të gjitha udhëtimet jo-esenciale, por ndërkohë do të rikuperohet vetëm për stafin mjekësor. Ne kemi bërë një propozim, i cili përfshin transportin me orare fikse: ora 07:00, ora 13:00 dhe ora 20:00, gjatë ndërrimit të turneve të stafit mjekësor, që do të përshkojë qendrat tona mjekësore spitalore. Pra, do të fillojë nga Sanatoriumi dhe do të përfundojë te Trauma në Laprakë, linja Sanatorium-Trauma. Linja tjetër, duke filluar nga Kombinati, tek QSUT dhe tek Instituti i Shëndetit Publik në Kinostudio. Pra, është e ngjashme me linjën Kombinat-Kinostudio. Linja e Unazës me stacione të reduktuara, pranë qendrave shëndetësore qytetase në unazë”, tha Veliaj.

Stacionet, numri mjeteve dhe linjat që do të vendosen në dispozicion për ofrimin e këtij shërbimi janë të mirëpërcaktuara. Sipas urdhrit të Bashkisë së Tiranës, operatorët që do të ofrojnë këtë shërbim sipas këtij urdhri, do të duhet të marrin masa për pajisjen e stafit të tyre me mjete mbrojtëse, me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre. “Ky gërshetim linjash do të funksionojë vetëm në këto fasha orare dhe vetëm nga stafi mjekësor, doktorë, infermierë, sanitarë. Në autobus do të hyhet vetëm me një dokument që provon që je staf mjekësor, me të gjitha masat e sterilizimit. Autobusi, pasi mbaron turnin, kthehet për t’u dezinfektuar. Ekipi special i Bashkisë së Tiranës dhe i zjarrfikëseve do bëjnë dezinfektimin e autobusëve, për t’u rikthyer pastaj prapë për turnin e 2-të dhe turnin e 3-të”, tha ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular