BallinaAktualitet4 shqiptarë mes të prekurve në Greqi nga koronavirusi. Ja nga janë

4 shqiptarë mes të prekurve në Greqi nga koronavirusi. Ja nga janë

4 shqiptarë rezultojnë mes të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Bëhet fjalë për 4 shqiptarë me origjinë nga Saranda, (minoritarë me shtetësi të dyfishtë) qe jetojnë në ishullin Zakynthos (Zante).

Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini market, gjithashtu kryesisht sezonale.

Duke shfrytëzuar periudhën jashtë sezonit, 2 çiftet udhëtuan me grupin e pelegrinëve në Izrael dhe Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një 66 vjeçar humbi jetën ditën e sotme. Sipas informacioneve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithë simptomat nuk duket të jenë në rrezik për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular