BallinaAktualitetNgjela: E nga të mos i vinte Shqipërisë epidemia: ministrja nuk qenka...

Ngjela: E nga të mos i vinte Shqipërisë epidemia: ministrja nuk qenka mjeke, por një mësuese biologjie

Nga Spartak Ngjela

E nga të mos i vinte Shqipërisë epidemia: ministrja e Shëndetësisë nuk qenka mjeke, por një mësuese biologjie.

E ku e kupton dot Ramë ziu që ministri i shëndetësisë duhet të jetë profesor në mjekësi, dhe jo vetëm kaq, por që të jetë edhe epidemiolog. Ky është kusht në Perëndim, se vlera e tij del e shfaqet në një orë rreziku epidemik. Kaq!

Kjo epidemi mund të zgjasë me muaj. Urgjentisht ministrinë sot duhet ta drejtojë një profesor në medicinë, që njeh epidemiologjinë. Vetëm një mësuese biologjie, si kjo që kemi, nuk mund ta kuptonte dot që epidemia e mbart me vete frikën shoqërore, dhe sot në Itali jetojnë 800 mijë shqiptarë, të cilët do t’i drejtoheshin shtëpive të tyre me frikë (!)
Turp!
Epidemia mbërriti në Shqipëri nga Italia, dhe me anë të shqiptarëve të infektuar atje. Po masat në kufirin shqiptar çfarë ishin? Masat e ministres qenë ato që iu kërkon mësuesja e fillores nxënësve të një fshati të humbur të Shqipërisë.
Të na rrojë miqësia Rama!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular