BallinaAktualitetShpërthejnë divorcet/ Pas vetizolimit, çiftet kërkojnë të ndahen

Shpërthejnë divorcet/ Pas vetizolimit, çiftet kërkojnë të ndahen

Pas më shumë se një muaji e gjysmë të vetë karantinuar, shumë çifte në Kinë kanë vendosur të ndahen ndaj numri i divorceve është rritur ndjeshëm.

Si rezultat i vetizolimit nga pandemia e koronavirusit, çiftet kanë qenë të detyruar të qëndrojnë gjithë kohës me njëri-tjetrin në shtëpi dhe kjo ka shkaktuar shumë zënka dhe probleme mes tyre.

Zyrat për zgjidhjen e martesave kanë qenë të mbyllura për një kohë të gjatë dhe u rihapën më 1 mars me një fluks të madh njerëzish që mbanin radhë për të lënë takim.

Megjithatë sipas ‘Global Times’, jo të gjithë çiftet që janë paraqitur nëpër zyra për të lënë takime, e kanë çuar gjer në fund vendimin për t’u divorcuar.

Sipas sociologëve, një pjesë e mirë e këtyre kërkesave vjen nga stresi i krijuar prej situatës ankthioze dhe të panjohur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular