BallinaAktualitetZyrtare: Mjeku i spitalit të Durrësit që mjekoi të moshuarën, rezulton me...

Zyrtare: Mjeku i spitalit të Durrësit që mjekoi të moshuarën, rezulton me koronavirus

Një mjek i cili ka mjekuar të moshuarën që humbi jetën nga COVID 19 rezulton pozitiv nga koronavirusi.

Aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit informon ministria e Shëndetësisë.

Rezulatet nga kampioni i dytë i mostrave të marra ka nxjerrë rezultatin që mjeku është pozitiv nga koronavirusi.

“Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.
Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.
Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.
Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!” 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular