Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një 35-vjecar.
Viktima u identifikua si Julian Halili. Mësohet se ai është qëlluar nga xhaxhai i tij, Shkëlqim Halili, për arsye ende të panjohura.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa pak minuta pas krimit ka mundur të ndalojë ehde autorin, 57-vjecar.
“Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 35 vjeçarit. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.