BallinaAktualitetSONDAZHI: 79% e qytetarëve në Tiranë e Durrës do izolohen 10 ditët...

SONDAZHI: 79% e qytetarëve në Tiranë e Durrës do izolohen 10 ditët e ardhshme; 8.6% të “pabindur”

Teksa ankthi i koronavirusit ka pushtuar gjithë vendin, qytetarët duket se sa po vijnë e po ndërgjegjësohen për të minimizuar përhapjen e tij.

Në një sondazh të IDRApoll,  rreth 79% e popullsisë në zonën Tiranë – Durrës përgjigjen se në 10-ditëshin e ardhshëm do të izolohen plotësisht në shtëpi dhe mund të dalin vetëm për emergjenca. Pak më e ulët duket kjo bindje në qytetet e tjera të vendit, ku vetëm 68% e popullsisë duket e gatshme të vetizolohet për 10-ditëshin e ardhshëm, sipas njoftimit të IDRA.

Në Tiranë e Durrës, 10% janë përgjigjur që nuk do të dalin fare jashtë (të përfshirë brenda 79%), të tjerët thanë se do të dalin vetëm për emergjenca të domosdoshme.

Në Tiranë e Durrës, 13% kanë thënë që do të mundohen të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, por do të vazhdojnë të dalin duke u ruajtur. Për qytetet e tjera, kjo përqindje është më e lartë dhe arrin në 27%.

8% e të anketuarve në Tiranë dhe Durrës thonë se do të vazhdojnë të dalin, por duke u ruajtur, ndërsa 0.6% thonë se do të dalin si zakonisht, duke e çuar peshën e të “pabindurve” në 8.6%.

Sipas IDRA, nga rezultatet e marra nga kjo anketë, bie në sy menjëherë është fakti se qytetarët duken të bindur të ndjekin masat e forta të karantinës të marra nga qeveria.

Rezultatet janë përfaqësuese urbane në segmentin e moshës 18-54 vjeç. Numri i të anketuarëve me anë të CAWI – Computer-assisted web interviewing, nëpërmjet www.idrapoll.com, është 438 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit (13-14 mars 2020) IDRApoll (www.idrapoll.com), panel anketimi online pjesë e IDRA Research & Consulting, ka realizuar një sondazh për matjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë në raport me situatën e COVID-19.

Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 4% me një interval besueshmërie 95%.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular