BallinaAktualitetBiznesi i gjunjëzuar letër qeverisë, ja 6 kërkesat që parashtron...

Biznesi i gjunjëzuar letër qeverisë, ja 6 kërkesat që parashtron…

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Biznes Albania i kanë dërguar një letër qeverisë, ku i listojnë 6 kërkesat e tyre për të ulur impaktin e koronavirusit në ekonomi.

Ata i kërkojnë qeverisë që të mos paguajnë tatimin mbi fitim për 3 muajt e ardhshëm, si edhe tatimet e tjera, dhe të kompnsohen nga shteti.

Letra dërguar qeverisë:

UNIONI I DHOMAVE TE TREGTISE DHE INDUSTRISE

Biznes ALBANIA dhe gjithë shoqatat e biznesit ne shqiperi!

Kërkesat drejtuar Qeverise per te ulur impaktin e COVID -19 ne ekonomi.

1-Unioni i dhomave te tregtisë Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlereson me pasoja te ndjeshme ne ekonomi dhe ne biznese situaten e covid 19 ne Shqiperi, dhe me pasoja te renda sidomos për  biznesin e  vogël dhe te mesëm, biznesin e shërbimeve ….sektorin e turizmit dhe fasonerise etj!

2- Unioni i dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojne se Qeveria duhet te angazhohet seriozisht per te perballuar pasojat ekonomiko financiare te covid 19!

Qeveria shqiptare duhet te kerkoj financime nga institucione financiare nderkombetare FMN Banke Boterore dhe institucione te tjeta, nga komisjoni europjan , per te ndihmuar dhe mbeshtetur bizneset private qe mund te kolapsohen nga kjo situate !

Disa propozime qe adreson biznesi per qeverine do te ishin:

-Te mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera per 3 muaj dhe te kompensohen nga shteti!

-Te mos paguhen sigurimet shoqerore për 3-6 muaj dhe te kompensohën nga shteti!

-Pagesat e energjise dhe ujit te ngrijne per 3-6 muaj varesisht nga kohe zgjatja e situates

-Gjobat e vena biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, per shkak te mos funksionimit te gjykatave te ngrijne per 3-6 muaj

-Kredite te mos paguhen per 3-6 muaj dhe gjate kesaj kohe te ulen interesat ne nivelin e euroriborit , ….pagesat mbas 3-6 muaj te mos ken penalitete!

Pagat e punonjesve te biznesve te mbyllura te paguhen ne nivelin e raportit mjeksor nga sigurimet shoqerore!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular