Mjekë dhe infermierë me maska. Disa të tjerë që bisedojnë me policët që ndodhen në gardhin prej hekuri që është vendosur për të penguar lëvizjen e qytetarëve në zonën e ndaluar. Kjo është pamja që të ofron spitali Infektiv, i cili tashmë është kthyer në karantinë, pasi aty po trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi.
Kujtojmë se në këtë spital aktualisht ndodhen të shtruar 17 pacientë, tre prej të cilëve në terapi intensive.