BallinaBotaItali: Një punonjës me koronavirus, dezinfektohet e gjithë godina e kryeministrisë

Itali: Një punonjës me koronavirus, dezinfektohet e gjithë godina e kryeministrisë

Një punonjës i Kryeministrisë Italiane është infektuar nga koronavirus e të gjitha ambientet e kësaj selie janë vënë nën procesin e disinfektimit e të higjenizmit.

Zyra e shtypit e qeverisë italiane informon se pasi një punonjës i këtij institucioni ka rezultuar pozitiv nga pandemia, Administrata e Kryeministrisë ka adoptuar të gjitha masat e parashikuara nga protokolli sanitar i Departamentit të Parandalimit Shëndetësor

“Janë kryer e po kryhen, informon kryeministria, procesi i higjenzimit të të gjitha ambienteve të Kryeministrisë e sipas rregullores së përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. e në mënyrë që në ditët e ardhshme të garantohet siguria e zjvillimit të të gjitha aktiviteteve për vazhdimësinë e punës së qeverisë.”

Një ditë më parë dy anëtarë të qeverisë , zëvendësministri i shëndetësisë e zëvendës ministrja e Arsimit kanë deklaruar se janë infektuar nga koronavirus e po kurohen në kushte izolimi shtëpiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular