BallinaAktualitetJa çfarë moshe kanë të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 3 janë...

Ja çfarë moshe kanë të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 3 janë në reanimacion

Kryeministri Edi Rama publikon moshën e pacientëve të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 42 raste në të gjithë vendin, 20 janë të shtruar në spital. Ata janë të moshave:

10 janë të moshës 60-85 vjeç, 6 janë të moshës 50-60 vjeç dhe 4 janë të moshës 30-49 vjeç. Rama thotë se tre prej tyre janë në reanimacion ndërsa 1 është me frymëmarrje të drejtuar.

Reagimi i Ramës:

Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët:

10 janë të moshës 60-85 vjeç

6 janë të moshës 50-60 vjeç

4 janë të moshës 30-49 vjeç

Vetëm 3 prej të shtruarve janë reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi

Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular