Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka përsëritur njoftimin se për maturantët do të ketë mësim në RTSH.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo deklaron se maturantët në RTSH-1 nga e hëna në të premten në orën 13:30- 14:30 do të kenë mundësi të ndjekin lekisone matematike, biologjie dhe kimie.
‘Për maturantët: Duke filluar nga nesër, çdo ditë, nga e hëna në të premten, ora 13:30-14:30, në programin RTSH Shkollë do të ketë një hapësirë të dedikuar vetëm për ju nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi, në RTSH-1’, shkruan Shahini.