Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara ka vendosur të ulë normën e interesit në zero për të forcuar ekonominë amerikane përballë koronavirusit, një vendim drastik që ndodh për herë të parë nga kriza e vitit 2008.
Norma bazë e interesit në SHBA tani do të jetë në një interval prej 0 deri në 0.25 përqind, një vendim dramatik që synon ta bëjë huamarrjen sa më të lirë për familjet dhe bizneset amerikane.
Në muajt e ardhshëm, Rezerva Federale do të blejë të paktën 700 miliardë dollarë më shumë në bono. Shumica prej të cilave, të paktën 500 miliardë dollarë, do të jenë bono thesari të SHBA. Pjesa tjetër do të jetë letra me vlerë